Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta

Opinion

Elita opinioniste

8 Maj 2021, 18:47| Përditesimi: 8 Maj 2021, 18:49

  • Share

Para ca ditësh një mik më kontaktoj dhe më pyeti, nëse doja të isha pjesë në panelin e një studio televizive. Dakord i thash. Më thuaj tematikën që do flitet dhe lidhemi. Pasi më tha tematikat. E pyeta nëse është emision për politikën aktuale apo për mbrojtjen politike të Ilir Metës?!.

Si më të qeshur më tha, po ti e di që ky shefi im (e kishte fjalën për drejtuesin e emisionit), e ka mik Metën. Nuk e ka mik i thash, thjeshtë Ilir Meta e ushqen me paratë që i ka vjedhur këti vëndi.

Mos ta zgjatim, e pash emisionin, ishte komplet kokë e këmbë një “mbrojtje” për Ilir Metën. Katër burra në studio që flisnin pa radhë, një tjetër në skype. Mendonte se Ilir Meta ka mbështetjen e Amerikanëve por kjo është lojë e tij dhe Ambasadës Amerikane, para se të arrestojnë njerez të fuqishëm në politikën Shqiptare. Këtë tezën, ky “skajpisti” e bazonte tek disa takime që Meta ka bërë me ca Shqiptaro-Amerikanë.

Po është e vërtetë që Ilir Meta ka takuar disa Shqiptaro-Amerikane, po këta janë njerëz që mënaxhojnë bizneset e Metës në New York.

Por ne, Shqiptarëve mirë që na ka rënë një hall i madh me politikën e korruptuar. Por fatkeqësia jonë, janë ata që dalin në media dhe ne i quajmë “elitë opinionistësh”!

“Thesari” mendor i njeriut bazohet mbi tre shtylla: mendimi, debati dhe shkrimet. Ndërmjet këtyre shtyllave ka lidhshmëri përplotësuese si nga këndi i subjektit, ashtu edhe nga komunikimi i subjektit me palën tjetër. Tek “elita opinioniste” Shqiptare kjo nuk figuron askund. Mjafton të mbrosh atë që të paguan dhe je në rregull.

Parimisht nje intelektual, kur flet krijon nje subjekt. Gjatë ligjërimit ai mundohet të krijojë dy palë, prej të cilave njëra është më pak aktive (folësi) dhe tjetra më pasive (dëgjuesi). Marrësi është pasqyrimi i subjektit folës. Ai nuk është vetëm dëgjues pasiv, por në të njëjtën kohë është edhe nxitës aktiv i bisedës.

Tek “elita opinioniste” Shqiptare kjo nuk ndodh. Psh: Andi Bushati nën mbështetjen politike dhe financiare nga Ilir Meta, udhëheq një grup anti-amerikan në Shqipëri. Çfarë do që ti thuash Andit ai po tek e vetja do shkojë.

Edhe sikur në nivelin e Norvegjisë apo Suedisë ta coje Shqipërinë Edi Rama, edhe sikur Shqiptarët të kenë rroga mbi 2000€ në muaj. Përsëri Armand Shkullaku do mbrojë Lulzim Basha. Këtë gjë Shkullaku e bën jo për parime, jo për Shqiptarët e bën pasi është “peng” i Lulzim Bashës, që nga koha kur Basha ishte ministër i Brendshëm.

Pra si Bushati dhe Shkullaku, nuk mund të debatojnë të lirë. Por ne Shqiptarët, fatkeqësisht duhet ti shohim pothuajse çdo natë në kolltukët e opinio-bërsit. Boshti i mendimit tek ne ka “vdekur” me kohë. Kakofonia e debateve është kthyer në një zhurmë shurdhues, që ka eliminuar komunikimin alternativë dhe mendimin ndryshe.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?