Opinion

Eljan Tanini: Ju tregoj Bakiun, perandorin shqiptar të arit dhe diamantëve në Afrikë! Saldatori që u bë tregtar

28 Prill, 19:43| Përditesimi: 28 Prill, 19:55

  • Share

Historia e Baki Baliut është udhëtimi i jashtëzakonshëm i njeriut që arriti të krijonte një perandori të vetën nga asgjëja duke ndërthurur mundin, ndershmërinë dhe pasionin të pashuar për punën dhe njerëzit.

Por si u bë Bakiu nga saldator në Gjermani ku pasioni për minierat nisi të rritej, në perandor diamantësh dhe ari në Sierra Leone?

Afrika, ajo është histori suksesi që nuk është e thjeshtë për t'u kuptuar pa parë forcat që e lëvizin atë.

Bakiu është njohur si "Baki i Arit" dhe ka ndërtuar një pasuri që ka lindur jo prej fatit, por nga një punë e pandalshme dhe një ndjenjë e fortë përgjegjësie.

Kur Bakiu mblodhi mjetet për të filluar kompaninë e riciklimit në Mitrovicë, u njoh gjithashtu edhe për teknologjinë që përdorte për të nxjerrë vaj dhe energji nga riciklimi i gomave, ai kurrë nuk e imaginoi se atij do ti duhej të përballonte një falimentim që do ta ndryshonte rrugën e tij.

Pasi humbi gjithçka në Kosovë, ai vendosi të mos e pranojë humbjen dhe të kërkojë mundësi të reja, këtë herë në Afrikë. Ishte një hap guximtar, dhe pas tij, një përkushtim i plotë për të ndihmuar popullsinë lokale, për të krijuar mundësi pune dhe për të ndërmarrë një mision më të madh.

Në Sierra Leone, Bakiu e gjeti veten përballë një të ardhmeje me pasiguri, duke e shndërruar këtë situatë në mundësi. Ai nisi të merrej me minierat e arit, industri ku rreziku është pjesë e pandashme e çdo dite pune, dhe ku fitimi është gjithmonë i paqartë.

Por Bakiu është ndryshe, ai e kupton se suksesi nuk është vetëm çështje e fatit, por edhe e ndihmës së dhënë për ata që punojnë me ty. Me punëtorë që varionin nga 20 deri në 400, Bakiu paguan paga më të larta se shumica e të tjerëve, duke krijuar një lidhje të fortë me ta, që kalon përtej marrëdhënieve profesionale dhe bëhet mënyrë bashkëpunimi edhe falë besimit njerëzor. Ai u jep njerëzve besim, duke i mbështetur në çdo hap, u jep gjithashtu arsye për të besuar se mund të shpresojnë ende.

Në botën e diamantëve dhe arit, Bakiu e dinte se çdo hap ishte i rrezikshëm. Pasiguritë për cilësinë, për vjedhjet dhe për tregun ishin të shumta. Megjithatë, ai ia doli të krijonte një rrjet të fuqishëm sigurie për minierat e tij, dhe të mbante gjithçka të mbrojtur. Siguria e tij dhe e punëtorëve është gjithmonë në nivele maksimale.

Transportimi i arit dhe diamantëve që mund të jenë shënjestër e lehtë për grabitje, bëhet gjithmonë me shumë kujdes, me makina të siguruara dhe roje personale.

Një nga momentet më të rëndësishme të bisedës ishte kur Bakiu shpjegoi për vlerën e arit dhe diamantëve. “Parasë i humbet vlera, arit kurrë”, më tha ai. Ky është një mesazh i thjeshtë, por tepër i fuqishëm. Ari është simbol i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në një botë që po ndryshon vazhdimisht. Dhe për Bakiun kjo është më shumë sesa një mundësi biznesi, është mundësi për të siguruar të ardhmen për të bërë diçka që do të ketë vlerë për shumë breza. Ai e di se pasuria nuk është vetëm ajo që fiton, por ajo që lë pas për të tjerët, sepse ai ka krijuar mundësi për shumë njerëz të varfër në Afrikë që ndihmohen dhe mbështeten nga puna e tij.

Ndërsa tregu i arit dhe diamantëve është i ngatërruar dhe mbushur me gënjeshtra dhe mashtrime, Bakiu e ka kapur thelbin e suksesit: Përkushtimin e pakushtëzuar ndaj punës, ndaj njerëzve dhe ndaj botës që të jep mundësi nëse e di se si ta përballosh.

Ai nuk është vetëm një biznesmen, ai është lider, mentor, dhe njeri që ka ditur të kthejë çdo humbje në mundësi të reja. Në fund të ditës, ai nuk është vetëm “Baki i Arit” për arin që ka gjetur, por për mënyrën sesi i ka ndihmuar të tjerët të gjejnë gjithçka që mund të kenë nevojë për të jetuar me dinjitet duke nisur nga vetja.

Puna e tij është e lidhur ngushtë edhe me vërtetësinë e fakteve miope në ar dhe diamantë. Sot shumë shqiptarë tregtojnë ar dhe diamantë fallco, prandaj Bakiu përmes një platforme të ndërtuar mirë do të na tregojë si të gjejmë arin dhe diamantin e saktë.

Shqiptari në fund të fundit, ia del shumë mire vetëm ose jo edhe kur është në fund të botës.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?