Elly Schlein

Bota

Elly Schlein bën historinë, e para grua drejtuese e Partisë Demokratike në Itali! Forca e majtë, partia kryesore opozitare! E uron Meloni

27 Shkurt 2023, 10:12| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 10:20

  • Share

Elly Schlein është drejtuesja e re e Partisë Demokratike në Itali, duke u bërë kështu e para grua që zgjidhet Sekretare e Parë e kësaj force politike. Ajo mori 53.8%, duke mundur kështu bindshëm favoritin Stefano Bonaccini, i cili kishte fituar dukshëm fazën e parë të kongresit. Në zgjedhje morën pjesë 1.6 milionë njerëz.

 “Edhe këtë herë nuk na panë të vinim”, bën shaka ajo në deklaratën e saj të parë. Schlein bëhet sekretarja e parë femër. Udhëheqësja tjetër, kryeministrja Giorgia Meloni  e ka uruar përmes një mesazhi: Shpresoj që zgjedhja e një gruaje të re për të drejtuar PD-në mund të ndihmojë të majtën të shikojë përpara dhe jo prapa”.

Rezultatet e qyteteve të mëdha ishin thelbësore për afirmimin e Schlein: Milano, Roma, Torino, Bolonja, Firence, por edhe Palermo dhe Napoli.

Dario Franceschini , një votues i madh i Schlein, rikthen ndjenjën e një rezultati të bujshëm: «Një valë dërrmuese shprese, zemërimi, krenarie, që askush nuk e besoi. Populli demokrat zgjedh të udhëhiqet drejt së ardhmes nga një grua e re. Fillon një histori e re”.

Dita e zgjedhjeve paraprake, e dëmtuar nga vdekja e një drejtuesi në një qendër votimi në Reggio Calabria për shkak të sëmundjes  filloi me pjesëmarrje të mirë. Pjesëmarrja e lartë, e cila kishte filluar që në mëngjes, u duk se mund të favorizonte Schlein dhe mbështetësit e Bonaccini e kuptuankëtë. Ndaj nisin ‘tam tamin’ e mesazheve: “Shko voto”.

Sekretari në largim, Enrico Letta , shfaqet në sediljen e tij në Romë dhe pas javësh heshtjeje të disiplinuar, heq disa guralecë nga këpucët e tij.

“Ka pasur muaj që kam qenë objekt i njëmijë ironish. Metoda e kongresit ishte e drejtë”, tha ai.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?