Donald Trup dhe Elon Musk

Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron 'çelësin e artë'

30 Maj, 21:42| Përditesimi: 30 Maj, 23:40

  • Share

Miliarderi Elon Musk është shfaqur në një konferencë me Presidentin Amerikan, Donald Trump, ku ka mbajtur edhe fjalimin e lamtumirës nga drejtimi i DOGE.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka dhuruar Musk “çelësin e artë”, ndërsa në fjalën e tij, Musk ka deklaruar se “ky nuk është fundi i DOGE, ky është në të vërtetë fillimi”, raportohet në media. 

“Ekipi i DOGE-së vetëm sa do të bëhet më i fortë me kalimin e kohës. Jam i bindur se me kalimin e kohës do të shohim një reduktim të humbjeve dhe mashtrimeve me një trilion dollarë. Mendoj se ekipi i DOGE po bën një punë të jashtëzakonshme, ata do të vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe unë do të vazhdoj ta vizitoj atë dhe të jem një mik dhe këshilltar i presidentit.”- ka thënë Musk. 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?