Elon Musk

Bota

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

25 Dhjetor 2024, 19:23| Përditesimi: 25 Dhjetor 2024, 19:25

  • Share

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar atë se e ka lënë veten të keqpërdoret si një platformë “e kontrolluar nga aktivistët e së majtës ekstreme”.

Kjo nuk është hera e parë që themeluesi i Tesla dhe SpaceX ka sulmuar Wikipedia-n duke e akuzuar për drejtimin e narrativave të majta.

Musk, i cili është gjithashtu një mbështetës i fortë i kandidatit republikan për president dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në postimin në X tha: “Wikipedia kontrollohet nga aktivistët e së majtës ekstreme. Njerëzit duhet të ndalojnë së dhuruari për ta.”

Ai e quajti Wikipedia-n, “Wokepedia”, derisa “të rivendosë ekuilibrin në redakimet e postimeve të saj".

Sipas të dhënave nga platforma e marketingut dixhital Semrush, në nëntor 2024 Wikipedia ishte faqja e katërt më e vizituar në botë, me trafik mujor prej rreth 6.7 miliardë vizitash.

Popullariteti i Wikipedia-s, i kombinuar me faktin që ofron informacione për figura dhe ngjarje të njohura politike, e bëjnë atë shumë me ndikim.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/12/2024 04:44

    Ja paska vene syrin t'a perlaje dhe kete si Twitter,por me pare do qe t'a falimentoje!!

    Përgjigju
  • Josi: 25/12/2024 19:54

    Çmendim kanë sufllaqexhinjtë e Sugar Fuges dhe Lall Plehut për këtë???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?