Bota

Elon Musk në Twitter: të bombardojmë planetin Mars për ta bërë atë të jetueshëm

19 Gusht 2019, 08:47| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 08:49

  • Share

Elon Musk, sipërmarrës, filantrop dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në botë, sipas ‘Forbes’, ka hedhur idenë e tij të çmendur: të bombardojmë planetin Mars.


Mesazhi i lançuar në Twitter, ringjall idenë e bombardimit të planetit të kuq me armë bërthamore për ta bërë atë të jetueshëm.

Qëllimi do të ishte shpartallimi i kapakëve polar të akullit, në mënyrë që të lëshohet dioksid karboni i mjaftueshëm për të krijuar një efekt serë që bën që temperaturat ekstreme të Marsit të jenë të durueshme.

Në vitin 2015 Musk e ekspozoi teorinë e bombave me hidrogjen para kamerave të "The Late Show With Stephen Colbert".

Sipas Musk, falë shpërthimit bërthamor, në planetin e kuq uji i bllokuar në pole do të çlirohej duke lëshuar CO2 të dobishëm për ta bërë planetin të banueshëm. 

Teoria e Musk është konsideruar nga shkencëtarët e parealizueshme dhe e pakuptimtë, si për teknologjitë në dispozicion edhe për rezultatet. 


Bombardimi i planerit Mars, sipas ekspertëve të NASA-s, është diçka më afër fiction shkencor sesa me mundësitë reale për ta kthyer atë në një planet për t’u kolonizuar.

 

Komento

Komente

  • SHKENCËTAR rexhep leka ISH KASAP DERRASH [ KEPI]: 20/08/2019 02:59

    O agjent qeke një RROT ti që se paske shokun. Po si do bëhet planeti Mars i jetushëm ? Shkencëtarët e gjith botës kan qeshir me iden e kti karuci miljarder. Po sdo të thot që të jesh i pasur e je i zgjuar. Un rexhep leka jam i varfër po jam SHKENCËTAR di 10 gjuh të huaja flas dhe gabelshe. Lluku baba shta o agjenti kok ka.

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/08/2019 10:10

    Ik ore injorant!

    Përgjigju
    • Kafsha: 19/08/2019 14:50

      Ik ore funderrine!

    • Agjenti: 19/08/2019 13:00

      Hahaha ai eshte injorant qe ka kompani private qe dergon anije ne hapesire. Po shko o kokerr hajvani lexoje njehere kush eshte pastaj ha mut.

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?