Politikë
Bota

Elon Musk përplaset me USAID: Trump është dakord ta mbyllë! Agjencia dha 500 mln dollarë në Shqipëri

3 Shkurt, 13:51| Përditesimi: 3 Shkurt, 16:34

  • Share

TIRANE- USAID, agjencia shtetërore amerikane për zhvillimin ndërkombëtar e cila për dekada më radhë ka menaxhuar fondet amerikane për ndihmën e jashtme për vendet në kriza apo zhvillim është shënjestruar nga administrata e re e Donald Trump për tu mbyllur.

Drejtuesi i departamentit për eficencën qeverisëse (D.O.G.E), miliarderi Elon Musk ka nisur një përplasje të egër me drejtuesit e agjencisë pasi këta të fundit kanë refuzuar t’i japin atij akses në dokumentacion. Musk vonë të dielën, ka folur në rrjetin e tij social X në lidhje me këtë dhe në një reagim e ka cilësuar USAID-in, një organizatë kriminale dhe se tashmë është koha që ajo të vdesë, duke nënkuptuar mbylljen.

Rrjeti amerikan NBC njoftoi se dy drejtues të lartë të agjencisë janë pezulluar ndërsa qindra zyrtarë, punonjës civil dhe të kontraktuar të saj janë pushuar nga puna. Elon Musk citohet nga mediat amerikane, të ketë thënë se ka diskutuar me presidentin amerikan i cili ka dhënë pëlqimin që programi gjigand, për nga buxheti por edhe ndikimi në më shumë se 100 vende të botës, të mbyllet. Reuters thotë se ekipi i Trump po lëviz për të shfuqizuar pavarësinë e agjencisë dhe ndoshta ka si synim kryesor ta vendosë atë nën kontrollin e Departamentit të Shtetit.

Çfarë është USAID?
Agjencia është krijuar me një urdhër të Presidentit amerikan Kennedy në vitin 1961. Ajo është një ndër agjencitë me potencialin më të madh financiar dhe me një aktivitet të shtirë në të gjithë botën. Vetëm në vitin 2023, buxheti i saj ka qenë 43.4 miliardë dollarë, ndërsa për rajonin e Europës dhe Eurazisë, USAID këtë vit ka dhënë asistencë në vlerën 17.2 miliardë dollarë, në qeverisje, ndihmë humanitare, edukim, agrikulturë, administatë shëndetësi etj. 

Emri i agjencisë është mjaft i njohur edhe në vendin tonë, pasi ajo ka vepruar në Shqipëri që prej vitit 1992 me hyrjen e demokracisë. Sipas informacioneve në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, USAID ka dhënë një ndihmë kolosale financiare në shumë fusha në Shqipëri, ku ka shpenzuar 500 milion dollarë. USAID gjithashtu ka luajtur rol kyç në ndërtimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe implementimin e ligjeve të reformës në drejtësi të cilën e ka patur një ndër prioritetet e saj kryesore të viteve të fundit. USAID ka asistuar projekte në bujqësi, në zhvillimin ekonomik, në zhvillimin për qeverisjen qëndrore dhe lokale apo edhe në përpilimin e projektligjeve. Ndihma e saj ka ardhur në nivel financiar dhe në nivel ekspertësh.

Nëse synimi i ndërhyrjes politike të Trump, siç thotë Reuters, që agjencia të aneksohet totalisht nga DASH, Trump do të rikthente në zotërim një nga mekanizmat më të mëdha të financimit të politikës së jashtme amerikane. Faqja zyrtare e agjencisë rezulton e papërdorshme prej ditësh ndërsa e ardhmja e saj shton pikëpyetjet për fatin e saj dhe paqartësi për efektet që do të ketë për projektet ku ajo është e përfshirë në vendin tonë.

Ora 16:32
'Trump është dakord që agjencia të mbyllet', punonjësit e USAID marrin e-mail: Mos dilni në punë

1738596821_Usaid780x470.jpg

USAID

Zyra kryesore e Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Uashington u mbyll papritur të hënën, dhe punonjësit u njoftuan me e-mail pak pas mesnatës që të mos paraqiteshin në punë, sipas disa burimeve që njohin çështjen.

“Sipas udhëzimeve të drejtuesve të Agjencisë, selia e USAID në ndërtesën Ronald Reagan në Uashington, D.C. do të jetë e mbyllur për personelin e Agjencisë të hënën, më 3 shkurt 2025. Personeli i caktuar normalisht të punojë në selinë e USAID do të punojë nga distanca nesër, me përjashtim të personelit me funksione thelbësore në terren dhe mirëmbajtje të ndërtesës, të cilët do të kontaktohen individualisht nga drejtuesit e lartë”, thuhej në e-mail, një kopje e të cilit është siguruar nga CNN.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Puna: 04/02/2025 01:35

    Tani keto qe merrnin paga do punojne tek firmat private ne Shqipëri ! Shume Faliminderit lajm i mire nga kjo ane e medaljes!

    Përgjigju
  • Luigi: 03/02/2025 16:57

    o mario mos harro dhe nje gje tjeter qe tek levrimi i fondeve te USAID per projekte te ndryshme kan influence te madhe njerezit e SOROSIT ndaj dhe po mbyllet

    Përgjigju
  • Mario: 03/02/2025 15:30

    Leket e USAID me teper shkojne si paga per ekspertet dhe drejtuesit qe vijne nga Amerika dhe jane pjese e administratave qe nderrohen, se shperbejne per programet per te cilat jane vendosur. Duan ta reformojne qe leket te sherbejne per ato programe te cilat i shperbejne politikave te Amerikes, jo ato liberale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?