Elon Musk

Bota

Elon Musk reagon sërish kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 22:23| Përditesimi: 8 Korrik, 22:26

  • Share

Elon Musk ka shkaktuar një stuhi të re reagimesh pas një postimi të ashpër dhe kontrovers në platformën X, ku ai sulmon administratën Trump duke përmendur rastin Epstein.

“Ata arrestuan (dhe vranë) Peanut [ketrin], por as që janë përpjekur të ngrenë akuza ndaj ndonjërit prej klientëve të Epstein,” shkroi miliarderi dhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Trump.

Duke e thelluar sulmin, Musk shtoi: “Qeveria është thellësisht e thyer”, ndërsa publikoi edhe imazhe të manipuluara nga seriali The Office, ku pretendohej me ironi se “më shumë ketra dhe rakuna janë arrestuar sesa njerëz nga lista e Epstein”.

Referenca ndaj Peanut lidhet me rastin e ketrit të famshëm të mediave sociale, i cili u eutanazua në nëntor 2024 nga autoritetet e Nju Jorkut, pas ankesave anonime dhe një incidenti ku një oficer u kafshua. Autoritetet deklaruan se eutanazia ishte e domosdoshme për testimin e kafshës për tërbim. Fred, një rakun që gjithashtu ishte bërë viral, pati një fat të ngjashëm.

Ky rast kishte nxitur reagime dhe protesta të forta në rrjetet sociale, ndërsa vendimi i autoriteteve ishte kritikuar ashpër nga Donald Trump dhe J.D. Vance.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?