Prej afro 8 muaj pasi llogaria e Kanye West në Twitter u pezullua me argumentin se nxiste dhunë, reperi është rikthyer në rrjetin social që tashmë quhet X.
West nuk do të mund të fitojë nga llogaria e tij dhe përkrah postimeve nuk do të shfaqen reklama, thuhet në një deklaratë që kompania ka dhënë për “Wall Street Journal”.
CEO i X, Elon Musk nuk ka dhënë asnjë deklaratë për rikthimin e llogarisë së West, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë ende asnjë postim.
Pezullimi i llogarisë së reperit në Twitter ndodhi pas disa postimeve ofenduese ndaj hebrenjve që më pas i kushtoi edhe marrëveshjen me Adidas.
Ai postoi një imazh të një svastike të ndërthurur me një yll të Davidit dhe komente admiruese për Hitlerin.
”Unë e dua Hitlerin,” – shkroi West asokohe bashkangjitur fotos, veprim i cili solli një lumë reagimesh në rrjet.
Një person i afërt me kompaninë, i cili nuk ka pranuar të tregojë identitetin, deklaroi se kanë marrë siguri të plotë se Kanye West nuk do ta përdorë më platformën e tij për të nxitur dhunë apo urrejtje.