Larry Ellison dhe Elon Musk

Bota

Elon Musk 'rrëzohet' nga froni, ja kush është miliarderi që merr titullin e njeriut më të pasur në botë

10 Shtator, 17:29| Përditesimi: 10 Shtator, 17:31

  • Share

CEO i Oracle, Larry Ellison, ka arritur për herë të parë titullin e personit më të pasur në botë, duke kaluar në listën e pasurisë Elon Musk, kreun e Tesla-s.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, pasuria neto e Ellison u rrit me 101 miliardë dollarë vetëm në një ditë, duke arritur në vlerën marramendëse prej 393 miliardë dollarësh në total.

Kjo rritje e pasurisë së Ellison është nxitur nga një lulëzim i aksioneve të Oracle, të cilat u rritën deri në 41% gjatë ditës së mërkurë, duke arritur rekorde intraday.

Në të njëjtën kohë, Elon Musk renditet tani i dyti me një pasuri prej 385 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të Bloomberg.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?