Elon Musk

Bota

Elon Musk shet një pjesë të madhe të aksioneve të Tesla-s, thotë se i duhen paratë për blerjen e Twitter-it

10 Gusht 2022, 10:13| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 10:16

  • Share

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk shiti 7.92 milionë aksione të kompanisë që prodhon makina elektrike, me vlerë rreth 6.88 miliardë dollarë. Shitjet u zhvilluan pas mbledhjes vjetore të aksionerëve të firmës javën e kaluar.

Musk thotë se i duhen paratë në rast se detyrohet të blejë Twitter-in për 44 miliardë dollarë. Multimiliarderi aktualisht është përfshirë në një betejë ligjore me platformën e mediave sociale, pasi tha muajin e kaluar se do të tërhiqej marrëveshja për ta blerë atë. Këtë e konfirmoi vetë Musk, në një postim në Twitter.

Transaksionet e fundit janë kryer në datat 5, 8 dhe 9 gusht, sipas dosjeve në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së.

 “Është e rëndësishme të shmanget shitja emergjente e aksioneve të Tesla-s”, tha ai.

I pyetur nga një përdorues tjetër nëse ai do të blinte sërish aksione të Tesla-s nëse nuk e blen përfundimisht Twitter-in, Musk u përgjigj me "po".

Në korrik, Musk tha se po planifikonte të largohej nga oferta e tij për të blerë Twitter-in, duke bërë që kompania ta padiste atë. Personi më i pasur në botë, nga ana tjetër, ka akuzuar kompaninë për fshehje të informacionit rreth llogarive të rreme.

Muajin e kaluar, një gjykatës amerikan vendosi që padia e Twitter-it kundër Musk duhet të shkojë në gjyq në tetor. Twitter-i shpreson se gjykata do të detyrojë Musk që të përfundojë blerjen me çmimin e rënë dakord prej 54.20 dollarë për aksion.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?