Elon Musk ka shkaktuar një debat të gjerë pas një deklarate në të cilën sugjeron se Shtetet e Bashkuara duhet të dalin nga NATO, duke thënë se "nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës".
Musk shprehu këtë qëndrim duke ripostuar një "tweet"-i të përdoruesit Mike Lee, i cili kërkonte që SHBA të largoheshin nga aleanca.
Musk, i njohur për pronësinë e kompanive Tesla, SpaceX dhe Starlink, dhe gjithashtu aleat dhe financues i madh i Donald Trump, mbishkroi: "Vërtet duhet" dhe shtoi se "nuk ka kuptim që Amerika të paguajë për mbrojtjen e Europës".
We really should.
— Elon Musk (@elonmusk) March 9, 2025
Doesn’t make sense for America to pay for the defense of Europe. https://t.co/jXs6yNA8Re
Ky postim shkaktoi menjëherë një reagim të madh, duke arritur 23 milionë shikime brenda disa orëve dhe duke hapur një debat të gjerë.
Komenti i Musk është në përputhje me një temë tashmë të hapur nga administrata aktuale amerikane, e cila ka kërkuar nga aleatët e NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke u përpjekur të lehtësojnë ngarkesën financiare që mbajnë mbi shpatullat e SHBA.
Kjo ka ndodhur pas një ndryshimi të politikave të SHBA, ku ka pasur një kthesë të papritur në mbështetje të Ukrainës dhe një vendim për të kufizuar stërvitjet ushtarake të përbashkëta, duke njoftuar gjithashtu një plan për të zhvendosur pjesë të forcave ushtarake amerikane nga Gjermania në Hungari.
Komente

Pershendetje! Te vjetrit thon: ruhu nga borgjezi ri , Sa vite ka KY Elton mushk I pasur ? Amerikes I ka hyr krimi .Shum show ka dicka te keqe nga Brenda
PërgjigjuKa te drejte presidenti i polonise qe tha: europa 500 miljon banore i kerkon ndihme amerikes 300 miljon banore per tu mbrojtur nga rusia 140 miljon banore
PërgjigjuKur Amerika e Washingtonit dhe e Lincolnit ka ngelur ne dore te nje fare palaço Musku te dali sa me shpejte nga Nato se skemi çe duam ne qofte se amerkika do merret zvarre nga Elon Rik Musku nuk ka cfare i duhet natos
Përgjigju