Elon Musk

Bota

Elon Musk zbulon datën kur do largohet nga "DOGE"

30 Mars, 21:58| Përditesimi: 30 Mars, 22:07

  • Share

CEO i kompanisë "Tesla", Elon Musk ka njoftuar planet për të hequr dorë nga roli i tij në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE). Në një intervistë për "Fox News", Musk tha se mund të largohet nga agjencia deri në fund të majit, kohë kur edhe i mbaron afati. Elon Musk planifikon të tërhiqet nga roli i tij në uljen e kostove në administratën Trump në fund të majit, pasi reduktoi deficitin e SHBA me 1 trilion dollarë. Musk, 54 vjeç, shprehu besimin për t'iu afruar këtij qëllimi, i cili do të përgjysmonte deficitin vjetor federal, në vetëm 130 ditë.

Në një intervistë me "Raportin Special me Bret Baier" të Fox News, Elon Musk tha se ai ishte i bindur se DOGE e tij mund të gjente 1 trilion dollarë kursime, duke ulur nivelet aktuale të shpenzimeve totale federale prej rreth 7 trilion dollarë në 6 trilion dollarë. Musk, i cili është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, u caktua nga Shtëpia e Bardhë si "punonjës i posaçëm i qeverisë"post që ia kufizojë punën në 130 ditë.

"Unë mendoj se ne do të kemi kryer pjesën më të madhe të punës së kërkuar për të reduktuar deficitin me 1 trilion dollarë brenda atij afati kohor. Qeveria nuk është efikase dhe ka shumë shpërdorime, kështu që ne ndihemi të sigurt se një ulje prej 15% mund të bëhet pa prekur asnjë nga shërbimet kritike të qeverisë,"-tha ai për "Fox News".

Njoftimi i Musk vjen në një kohë kur Tesla po përballet me protesta mbarëkombëtare dhe rënie të çmimeve të aksioneve.

Demonstruesit kanë vënë në shënjestër ekspozitat e Tesla-s, duke shprehur pakënaqësi me rolin e tij në administratën e Donald Trump.

Çfarë bëri Elon Musk?

I themeluar nga Presidenti i SHBA Donald Trump përmes një urdhri ekzekutiv më 20 janar 2025, DOGE u ngarkua me modernizimin e teknologjisë federale dhe rritjen e efikasitetit qeveritar. Musk u emërua për të udhëhequr këtë iniciativë. 
Ndërsa Musk luajti një rol kryesor në drejtimin e nismave të DOGE, ai nuk u emërua kurrë zyrtarisht si kreu i këtij seksioni të qeverisë. Përkundrazi, ai ka shërbyer vetëm si "këshilltar special" i presidentit Trump. 

Çfarë është DOGE?

Pavarësisht nga emri i tij i plotë, DOGE nuk është një departament zyrtar qeveritar, i cili do të duhej të themelohej me një akt të Kongresit. DOGE u krijua përmes një prej urdhrave presidencialë të Trump dhe funksionon si një organ këshillues me të paktën katër punonjës të dedikuar për çdo agjenci qeveritare.

Një pjesë e misionit të Doges ka të bëjë me përmirësimin e IT me synimin për të rritur efikasitetin. Për të bërë 'punët' që i janë caktuar ka afat deri në 4 korrik 2026.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 31/03/2025 01:48

    Elon Musk eshte shpetimi i SHBA-se nga semundja shekullore-BUROKRACIA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?