Elon Musk

Bota

Elon Musk nuk ndalet, akuzon ish-këshilltarin e Trump se është i përfshirë në dosjen ‘Epstein’

9 Korrik, 09:41| Përditesimi: 9 Korrik, 09:44

  • Share

Miliarderi i shndërruar në provokator politik, Elon Musk ka lëshuar një tjetër breshëri në botën e MAGA-s duke pretenduar se ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon, është i implikuar në dosjet e Jeffrey Epstein .

Biznesmeni i cili kohët e fundit është larguar nga ‘orbita’ e Trump pasi kritikoi ashpër projektligjin e tij “Projektligji i Madh dhe i Bukur”, doli me një sulm të ri kundër këshilltarit dhe drejtorit të fushatës së republikanit në mandatin e parë.

“Bannon është në dosjet e Epstein”, shkroi Musk të martën në X, sipas Daily Mail.

Drejtori ekzekutiv i Teslës po i përgjigjej një postimi në mediat sociale nga një tjetër ish-këshilltar i Trump, Roger Stone.

“Pse do të takohej Bannon me Jeffrey Epstein si në shtëpinë e tij në Nju Jork ashtu edhe në Paris, pasi Epstein u dënua për krime seksuale në Florida?”, pyeti Stone në X.

“Pse do ta stërviste Epstein për paraqitjen e tij 60-minutëshe?”

Përgjigja e shkurtër e Musk duke pretenduar përfshirjen e Bannon në aferat e pedofilit të dënuar vjen vetëm disa javë pasi ai tronditi botën duke pretenduar se vetë Trump përmendet në dosjet e ndyra.

“Koha për të hedhur bombën vërtet të madhe: (Trump) është në dosjet e Epstein. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike. Kalofsh një ditë të mbarë, DJT!”, shkroi ai në fillim të qershorit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?