Një deklaratë “shpërthyese” ka ardhur nga anëtarja e LSI-së Elona Guri për deklaratën e Gazment Bardhit. Ky i fundit është shprehur se ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit.
“Mos i jep gojes siç i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk te qaste njeri në zyrë. Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyrën e Bashës se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti dojë mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave s do ishe minister I brendshem . Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëjë konferencë shtypi kundër Suel Çeles.”, shkruan Guri në Facebook.
Në postimin e Gurit është përmendur edhe Suel Çela një moment ku Bardhi ka refuzuar të bëjë një përballje me të, pasi e akuzoi si të angazhuar në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD-së. Reagimi i Gurit erdhi pas deklaratave të Bardhit në “Open”. Bardhi ka zbuluar tentativat për një marrëveshje para zgjedhore me partinë e Monika Kryemadhit, ku tregoi se i kanë ofruar 15 mandate të sigurta, por kanë refuzuar, pasi pretendonin se do të fitonin të vetëm deri në 34 karrige në parlamentin e Shqipërisë. Bardhi shprehet se nisur nga fakti që ka qenë gjatë gjithë kohës në terren, ishte i bindur se në Elbasan LSI-ja nuk merrte as 3 mandate, por shtoi se pavarësisht kësaj, kurrsesi nuk mund ta detyronin që të dilnin me një listë të përbashkët në 25 prill.
Megjithatë, kjo deklaratë ka sjellë menjëherë reagimin e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e ka kundështuar, duke e cilësuar si mashtrim pervers.