Është kthyer në traditë që në momentin kur ndjekim festivale fituesi është i diskutueshëm. E së fundmi, madje si rrallë herë një reagim e ka pasur edhe modelja e njohur Adrola Dushi.
Dhe si për reagim të parë, nuk është kursyer, e ka thënë troç: Ah moj Shqypni e mjera Shqypni. Elsa Lila je më e mira.
Sipas Adrolës, fituesi për festivalin e këngës duhet të ishte me meritë, Elsa Lila. Por, referuar modeles, ka burokraci. Ajo ka ndarë një foto të Elsa Lilës në Instastory, teksa ajo po performon. Modelja shprehet “e dëshpëruar”, pavarësisht se Elsa Lila fitoi çmimin e parë të “Festivalit të Këngës”.
“Elsa Lila thjesht më e mira! Ah moj Shqypni e mjera Shqypni… Dëshpërimisht një dëshpërim”, ka shkruar Adrola.
Por nuk mbaron me kaq! Modelja ka ripostuar në profilin e saj disa story që kishte postuar Ardi Asllani. Ky i fundit ka publikuar disa foto të disa të rinjve në dyqanet e një kompanie celulare në Tiranë. Sipas tij të rinjtë kanë shkuar me biletat e festivalit në duar. Ai pretendon se janë bërë padrejtësi me televotimin, dhe shkruan: “Ja çfarë do të thotë televotim në Shqipëri”.
Na vjen shume keq qe nje kenge dhe kengetare madheshtore nuk perfaqeson vendin ne Eurovision e meritonte.
PërgjigjuKenga e fituese me cumin tone te publicity e meritonte cmimin e pare. Kjo, as qe mund te vihet ne dyshim. Me vjen keq, por ata qe mendojne ndryshe. Publiku VENDOSI!!