Pas shumë vitesh shkëputjesh nga skena, këngëtarja e njohur Elsa Lila riktheu ashtu si dikur emocionet e muzikës së saj në një duet me Capital T. Por një duet nuk do të ishte mjaftueshëm për artisten e dashur për të gjithë.
“Finalmente, Elsa” do të titullohet koncerti që do të na sjellë, në 1 nëntor, në Pallatin e Kongreseve ajo vajza e “lotit”, pas së cilës një herë e një kohë u marros i madh e i vogël.
Këngëtarja që na bëri të ndjeheshim krenarë ndërsa prezantohej si e para shqiptare që ngjitej në skenën e Sanremos, artistja që na ka qetësuar mendjen e shpirtin me melodinë e zërit e të këngëve të saj e që na ka bërë të besojmë, deri edhe një vit më parë kur u rikthye në skenën e Festivalit të RTSH-së, se muzika e vërtetë mund të krijohet e të këndohet me mjeshtëri ende.
Mund ta themi pa pikë dyshimi se do të jetë spektakolar po aq sa dhe melodioz, ky koncert i Elsa Lilës që vazhdon të sfidojë çdo ditë veten dhe kohën, me atë që di të bëjë më mirë, që s’e tradhton kurrë e që e ka kultivuar edhe më fort me rrethin e artistëve, me të cilët bashkëpunon prej vitesh në Itali, që kanë zgjedhur të bëjnë muzikën që u përket, atyre e një pjesë të madhe të kësaj shoqërie.
Tani, po guxon të vijë, bashkë me ata, për këtë koncert të madh, në Tiranën e saj, aty ku nisi gjithçka e ku ka ndjerë çdo herë, në çdo kohë, dashurinë, që publiku ka për gjithë vlerat artistike që ajo vazhdon të përcjellë, përmes botëkuptimit, zërit e tingujve të saj. Që këtë herë do t’ua sjellë në një koncert live, në çdo tingull, nga fillimi deri në fund, që do të jetë i gjithi i saji, konceptuar me një program special muzikor.
Do të jetë ai koncerti, që si pa e ditur as vetë, e kemi pritur prej kohësh të ndodhë një ditë, këtu në Tiranë.
Nuk mendoj qe do te beje koncert cilesor, ka repertor te vogel dhe mbi te gjitha me kengen e fundit te Festivalit, besoj qe ka lene shije te hillur.Gjithsesi pak muzike vetem mire ben.
Përgjigju