Këngëtarja Elsa Lila ka rrëfyer në Ferma Vip një ndër momentet më të vështira të jetës së saj, pikërisht kur u burgos në Itali.
Historia e saj në atë kohë bëri bujë në shumë media, por asnjë nuk e dinte plotësisht të vërtetën.
Këngëtarja tregoi se ngjarja kishte ndodhur në orën 5 të mëngjesit dhe me të kishte qenë prezente edhe vajza e saj.
“Kjo gjë më ndodhi krejt papritur, po flija gjumë në shtëpinë time, ishte ora 5 e mëngjesit, më ra dera edhe u paraqitën Forcat e Rendit, rreth shtatë, për të më arrestuar.
Duke mos pasur lidhje me ambiente kriminale ti fle i qetë edhe kjo gjë që ndodh papritur… Ndjenjë absurdi, përzier me shokimin, me mosbesimin, të shohësh jetën tënde të përmbyset për 5 minuta, të shohësh fëmijën tënd që ta marrin duke qenë mirë e bukur duke fjetur me të, thjesht ta marrin sikur është asgjë”, tregoi Elsa teksa mes lotësh shtoi se e ka përjetuar keq shkrimet në mediat online, për arsyen kryesore se mos do i lexonte e bija.
Ja nje gabim te madh qe po ben.Ke frike se mos vajza lexon shkrimet e mediave online! Vajza jote nje dite, heret a vone ka per t'i lexuar.Me kujtove nje fragment nga filmi /Moonstruck/,ku babai i thote te bijes /Loretes/ kur kjo i kerkon keshille se cfare te thote:/Thuaj te verteten,ata e zbulojne sido qe te jete./-i pergjigjet babai. Pra, do te ishte me mire t'i lexonte e me pas te uleshit bashke per nje bashkebisedim te hapur zemrash,sqarimesh e te vertetash.
Përgjigju