Elseid Hysaj

Elseid Hysaj bëhet 'sheik', interes nga Katari dhe Arabia Saudite për mbrojtësin kuqezi

3 Korrik, 21:42| Përditesimi: 3 Korrik, 21:50

  • Share

Pas tre vitesh, duket se aventurës së Elseid Hysajt me Lazion i ka ardhur fundi. Corriere della Sera bën me dije se klubi i Serie A po pret ofertat për 30-vjeçarin, teksa veç mbrojtësit shqiptar në shitja kanë dalë edhe Mandas, Isaksen dhe Castellanos.

Lamtumira më e mundshme dhe e shpejtë është ajo e Elsi Hysaj, me Lazion që po pret oferta nga Katari dhe Arabia Saudite për të. Duket se shkodrani ka zgjuar interes në vendet e Gjirit dhe mund të bëhet shumë shpejt "sheik".

Në rast se Lazio ia del të mbledhë disa miliona euro nga Hysaj, Lazio është gati të afrojë në ekip Juan Cabral nga Verona. I dalë nga moshat e Vllaznisë, Hysaj ka qenë pjesë e Empolit, Napolit dhe Lazios në Serie A.

85 ndeshje dhe 2 gola për mbrojtësin me Kombëtaren, teksa ishte pjesë edhe e Euro 2024 duke luajtur dy ndeshje dhe marrë shumë kritika.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 04/07/2024 06:29

    Ne çfare kategorie do luaj Hysaj apo do luaj me porta hungareze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?