Aurelio De Laurentiis (presidenti i Napolit) dhe Elseid Hysaj

Sport

Elseid Hysaj dënohet nga gjykata, detyrohet të paguajë 40 mijë euro gjobë te Napoli

29 Prill, 15:49| Përditesimi: 29 Prill, 15:58

  • Share

ITALI - Pas pesë vitesh e gjysmë dhe tre shkallësh gjyqësore, Gjykata e Lartë italiane (Cassazione) ka vendosur përfundimisht për çështjen e braktisjes së grumbullimit më 5 nëntor 2019 në ekipin e Napolit, duke dënuar mbrojtësin Elseid Hysaj (aktualisht pjesë e Lazios) me një gjobë prej 40 mijë eurosh, si dhe detyrimin për të paguar shpenzimet gjyqësore.

Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere dello Sport”, që shkruan se Gjyakat e Lartë ka konfirmuar se futbollistët nuk kishin të drejtë të braktisnin grumbullimin e detyruar të vendosur nga klubi pas barazimit kundër Salzburgut në Ligën e Kampionëve.

Ky vendim i klubit u kundërshtua nga disa prej liderëve të skuadrës në atë kohë, si Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens, të cilët bashkë me lojtarë të tjerë u përballën me masa disiplinore nga klubi. Pas vendimit të Kolegjit Arbitral në nëntor 2021, shumica e lojtarëve gjetën marrëveshje me Napolin. I vetmi që vijoi betejën ligjore ishte Hysaj, i cili e çoi çështjen fillimisht në Gjykatën e Napolit dhe më pas në Gjykatën e Lartë, por përfundimisht drejtësia i dha të drejtë klubit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?