Mbrojtësi i Lazios dhe Kombëtares, Elseid Hysaj duket se ka humbur dy ndeshjet e para të marsit me kuqezinjtë, kjo për kualifikueset e Grupit F të Kupës së Botës 2026.
Raportimet e fundit nga Italia bëjnë me dije se dëmtimi i pësuar në fillimin e këtij muaji duket jo aq i lehtë, duke bërë që rikthimi i tij në fushë të bëhet pas disa javësh.
Stafi mjekësor i Lazios duket se nuk do lejojë rikthimin e tij në fushë përpara ndeshjeve të Kombëtares pas mesit të marsit. Te Lazio janë të bindur se Hysaj do duhet të riaftësohet edhe për të paktën një muaj, para se të jetë gati dhe në formë optimale.
Kombëtarja nis fushatën e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026 më 21 mars në “Wembley” përballë Anglisë, ndërsa tre ditë më vonë pret në “Air Albania” ekipin e Andorrës.
Komente
