Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Përballja më e famshme mes dy skuadrave dhe ajo që ka mbetur në histori daton më 14 tetor 2014 në Beograd, me sfidën që u mbyll pas vetëm 42 minutave pasi tifozët vendas u futën në fushë dhe dhunuan lojtarët e Shqipërisë.
11 vite më pas dy skuadrat do përballen në një realitet thuajse të njëjtë sa i takon marrëdhënieve mes popujve, por këtë herë janë marrë masat që incidentet të jenë sa më të kufizuara, me 5000 efektivë policie që do jenë në gatishmëri.
Mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Beograd titullar për ekipin tonë ishte edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë që Giovanni De Biasi e hodhi në fushë nga minuta e parë. Thuajse 11 vite pas, vetëm Hysaj është "i mbijetuari" i gjithë atij ekipi, teksa do jetë i gatshëm për sfidën që luhet sot në orën 20:45. Nga 23 emrat që de Biasi kishte grumbulluar asokohe, vetëm shkodrani vijon të jetë ende pjesë e Kombëtares.
Hysaj, nëse luan sot do arrijë 93 ndeshje me Kombëtaren, njësoj sa ish-kapiteni legjendar Lorik Cana.
Lajmi kryesor:
Historia, statistikat dhe tifozët 'me kollare'! Pse Serbi - Shqipëri është më shumë se një ndeshje futbolli (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al