Ngjarjet në Beograd (14 tetor 2014) dhe Elseid Hysaj

Sport

Elseid Hysaj, 'i mbijetuari' i vetëm i mbrëmjes së Beogradit

29 Maj, 12:14| Përditesimi: 29 Maj, 12:17

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë më 7 qershor në Tiranë, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Përballja më e famshme mes dy skuadrave dhe ajo që ka mbetur në histori daton më 14 tetor 2014 në Beograd, me sfidën që u mbyll pas vetëm 42 minutave pasi tifozët vendas u futën në fushë dhe dhunuan lojtarët e Shqipërisë.

11 vite më pas dy skuadrat do përballen në një realitet thuajse të njëjtë sa i takon marrëdhënieve mes popujve, por këtë herë janë marrë masat që incidentet të jenë sa më të kufizuara, me 1500 efektivë policie dhe shërbimet e tjera shqiptare që do jenë në gatishmëri.

Mbrëmjen e 14 tetorit 2014 në Beograd titullar për ekipin tonë ishte edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi i djathtë që Giovanni de Biasi e hodhi në fushë nga minuta e parë. Thuajse 11 vite pas, vetëm Hysaj është "i mbijetuari" i gjithë atij ekipi, teksa do jetë i gatshëm për sfidën që luhet në qershor. Nga 23 emrat që de Biasi kishte grumbulluar asokohe, vetëm shkodrani vijon të jetë ende pjesë e Kombëtares.

Ndërkohë në krahun tjetër do jenë tre futbollistë serb që kanë qenë në atë mbrëmje. Portieri Predrag Rajkovic, mesfushori Nemanja Gudelj dhe sulmuesi Aleksandar Mitrovic vijojnë të jenë sërish aktiv për ekipin që sot drejtohet nga Dragan Stojkovic.

Lista e titullarëve dhe rezervave, Serbi - Shqipëri - 14 tetor 2014 në Beograd

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?