Chelsea në Premier League gjatë 2017 ofroi më shumë se 30 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, që ishte pjesë e Napolit asokohe. Përpjekjet e tyre u bllokuan nga trajneri Maurizio Sarri, që për ironi të fatit një sezon më vonë shkoi vetë te Chelsea.
Këtë thotë agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi, i cili i ka zbuluar të gjitha në një bisedë me radion CRC, të transmetuar nga Tutto Napoli.
30-vjeçari Hysaj kaloi gjashtë vjet te Napoli pasi bëri një lëvizje prej 5 milionë eurosh nga Empoli në gusht 2015, përpara se t'i bashkohej Lazios si një transferim i lirë në korrik 2021.
Kjo e bëri Hysajn të punonte nën drejtimin e Maurizio Sarri në të tre klubet, fillimisht duke bërë 108 paraqitje te Empoli, përpara se t'i shtonte 135 te Napoli dhe më pas 103 të tjera te Lazio.