Elseid Hysaj dhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho

Sport

Elseid Hysaj merr përgjigje pozitive, pranë rikthimit në Kombëtare

2 Mars, 14:19| Përditesimi: 2 Mars, 14:21

  • Share

Elseid Hysaj nuk është i gatshëm për Lazion prej afro një muaj, që prej dëmtimit në Cagliari më 5 shkurt. Përmbysja 1-2 në ishull nuk ishte pa probleme për të, me mbrojtësin e Kombëtares që doli nga fusha.

Tanimë nga Italia bëjnë me dije se Hysaj ka marrë përgjigje pozitive pas testeve fizike dhe mund të rikthehet në fushë më herët. Paçka se i dëmtuar, ai u përfshi edhe në listën që trajneri Marco Baroni ka të gatshëm për në Europa League.

"Il Messaggero" njofton se bashkë me Hysajn, edhe Valentin Castellanos ka marrë përgjigje pozitive dhe dy futbollistët do duan të jenë të gatshëm për ndeshjen e 1/8 të Europa League kundër Viktoria Plzen.

Megjithëse diçka e tillë duket si e pamundur, Hysaj mund të jetë në formë dhe i gatshëm për Kombëtaren. Shqipëria luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më pas pret Andorrën në Tiranë, sfida këto të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?