Elseid Hysaj

Elseid Hysaj shqiptari më i paguar në Serie A, lë pas Gjimshitin dhe Asllanin

12 Shtator, 08:40| Përditesimi: 12 Shtator, 09:36

  • Share

Calcio dhe Finanza, revista e specializuar për ekonominë në Itali, ka bërë një renditje sa u takon pagave të futbollistëve dhe shumën që klubet shpenzojnë në total për lojtarët që kanë në kontratë.

Më i paguari në Serie A është Dusan Vlahovic, sulmuesi që Juventusi e paguan 12 milionë euro në sezon. Në total klubet e Serie A paguajnë më shumë se 1 miliardë euro (përfshi taksat) për rrogat e futbollistëve.

Sa u takon futbollistëve shqiptarë, Elseid Hysaj i Lazios është më i paguari. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e specializuar 'Calcio e Finanza' mbrojtësi 30-vjeçar merr 2 milionë euro në sezon nga Lazio. Edhe pse mbeti jashtë listës klubi është i detyruar ta paguajë atë.

Pas Hysajt janë Berat Gjimshiti i Atalantës dhe Kristjan Asllani i Inter me një rrogë vjetore 800 mijë euro neto secili. Ardian Ismajli merr 700 mijë euro tek Empoli, ndërsa Ylber Ramadani paguhet 450 mijë nga Leçe.

I sapoardhuri Alen Sherri ka firmosur për 150 mijë euro në vit te Cagliari, ndërsa ma pak i paguari është mesfushori Medon Berisha. Ai merr 120 mijë euro nga Leçe.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?