VIP & Spektakël

Elton Deda: Jonida Maliqi iu tregoi 'vendin' injorantëve dhe hipokritëve

17 Maj 2019, 11:58| Përditesimi: 17 Maj 2019, 12:02

  • Share

Këngëtarja Jonida Maliqi ia doli të ishte në 10 këngët që u kkaulifikuan për në finalene e madhe të Eurovizion 2019.

Ajo ka dhuruar një performancë elektrizuese teksa këndonte në shqip ‘Ktheju Tokës’. Pas kësaj fitore  kanë shkuar shumë reagime në adresë të suksesit të saj.

Këngëtari i njohur Elton Deda, ka reaguar pas kualifikimit të Jonida Maliqit në finalen e Eurovisionit.

“Kjo dite e bukur me diell ( heperhe), pertej mynxyrave politike dhe gjendjes depresive qe kalojne te gjithe shqiptaret, u hap me ndjenja te bukura dhe pozitivitet.

Mbreme Manjola Nallbani kendoi jo vetem per njerezit ne salle por per te gjithe shpirterat e lodhur te artisteve shqiptare.

E shoqerova bashke me muzikante te medhenj ne kete rrugetim te bukur dhe te them te drejten e kam shijuar shume koncertin.

Kaloi shume shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti ne kengen e fundit. Kishte ne salle shume kolege te cilet i pashe gati ne mallengjim dhe kjo eshte e natyrshme.

Ne duam gjera te bukura, kaq e thjeshte eshte. Dhe vetem njerez te medhenj por modeste si Manjola dine ti sherbejne aq bukur ne art.

Urimi im per Manjolen eshte qe te mos ndaloje ketu pasi artistet e medhenj ndalojne vetem kur ndalon ora. Ka shume akoma per te dhene.

Ndjenja tjeter e bukur ishte kualifikimi i Jonides.

Histeria kolektive e disa injoranteve qe u moren me nivelin e anglishtes se saj, u kthye ne nje dashuri te pafundme direkt.

Kjo tregon qe nje pjese e shoqerise sone vuajne nga hipokrizia, mos-pasje boshti dhe boshllek shpirteror.

Merreni si keshille miqesore, lerini artistet te bejne punen e vet dhe beni dhe ju ndonje pune se nuk del keq.

Shume suksese e dashur Jonida dhe te jesh e qete pasi muzika ka vetem nje gjuhe universale, qe e kuptojne te gjithe”, shkruan ai.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?