Ted Cruz dhe Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Osmani në SHBA, takon senatorin Cruz, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë - SHBA

13 Dhjetor 2024, 11:09| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 15:11

  • Share

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz ditën e sotme. 

Në fokus të takimit ka qenë forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimin e ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Ajo ka shtuar po ashtu se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën, ndërsa ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?