Gjykata Kushtetuese

Kronikë

Iu sekuestruan celularët, gazetari Elton Qyno në Kushtetuese! Kërkon asgjësimin e materialeve që SPAK i mori nga telefonat

19 Mars, 11:56| Përditesimi: 19 Mars, 15:05

  • Share

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e gazetarit Elton Qyno që përveç shpalljes antikushtetuese të sekuestrimit të celularëve të tij, të shqyrtohet edhe kërkesa për asgjësim të gjithçkaje është gjetur prej tyre.

Vijimi i çështjes në seancë plenare do të vijojë më 2 prill, ora 10:00, pasi iu dha kohë SPAK që të rishqyrtonte qëndrimin pas ndryshimit të objektit të çështjes.

Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. SPAK i ka kthyer telefonin e të birit, por jo telefonin e tij. 

Gazetarit Elton Qyno iu vendos masa detyrim paraqitjeje nën akuzën për korrupsion pasiv në sektorin privat në dosjen që Prokuroria po heton ndaj grupit të Suel Çelës, të shumëkërkuarit të drejtësisë, që me paratë e trafikut të kokainës, kishte shtrirë ndikimin në drejtësi dhe media. Më 14 mars, Apeli i GJKKO e hoqi masën ndaj gazetarit Qyno. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?