Elva Margariti

Politikë

Elva Margariti denoncon: Dëmtimi i rrjetit elektrik në Kalanë e Shkodrës, krim ndaj trashëgimisë, përgjegjësit të vihen para ligjit

30 Prill 2021, 21:52| Përditesimi: 30 Prill 2021, 22:10

  • Share

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti reagon për dëmtimin e rrjetit elektrik të ndriçimit në Kalanë e Shkodrës. Margariti e cilëson aktin e kryer një krim ndaj trashëgimisë kulturore, që është bërë nga individë të papërgjegjshëm. Margariti i bëri thirrje shkodranëve që të distancohen dhe të ndihmojnë institucionet e drejtësisë për vënien e përgjegjësve para ligjit.

Ajo shtoi se pasuria e përbashkët e kësaj kurore të Shkodrës që kurrë nuk ishte dukur më bukur u dëmtua nga persona që nuk janë identifikuar ende.

"E shokuar nga lajmi i dëmtimit të rrjetit elektrik të ndriçimit të Kalasë së Rozafës, në Shkodër! Ende pa iu gëzuar kësaj kurore të Shkodrës, që kurrë nuk ishte dukur më e bukur, individë të papërgjegjshëm kanë kryer një krim, duke dëmtuar pasurinë tonë të përbashkët. Ftoj çdo shkodran të ndershëm që jo vetëm të distancohet, por edhe të ndihmojë institucionet e drejtësisë, për vënien e përgjegjësve përpara ligjit!", thotë Margariti. 

Rrjeti elektrik në Kalanë e Shkodrës është vendosur pak muaj më parë me fonde të Ministrisë sa Kulturës. Ndersa, kostoja financiare e restaurimit të saj është mbuluar me fondet e BE.

Komento

Komente

  • F-35: 01/05/2021 09:32

    Akte te tilla krijojne preceptim te gabuar per Shkodren, qe ne fakt nuk e meriton! Ky episod eshte gjithsesi nje turp!

    Përgjigju
  • Gladiator: 01/05/2021 01:43

    Ktheni në identitetin që meriton Mozaikun e Tiranës,dhe zgjeroni Kërkim zbulimin aty,nga Vila Iliro Romake në Kishat Paleo Kristiane

    Përgjigju
  • Lui: 30/04/2021 23:42

    Veprojne si dikur diversantet me sabotime neper sektore te ndryshem ekonomie per te futur ne popullate pakanaqesi. Vazhdojne me te njejten metode idiotet.

    Përgjigju
  • Ela: 30/04/2021 22:38

    Ti quash kafshe nuk mundem pasi ofendoj kafshet...kto kriminel duhen rrjep per se gjalli

    Përgjigju
  • Leo: 30/04/2021 22:28

    Jane paramilitantet dhe banditet e Berishes qe veprojne per shkaterrimin e vlerave qe ka bo Qeveria,qeky qytet nuk e meriton.

    Përgjigju
    • vjeshta: 01/05/2021 05:43

      Janë magjypët!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?