Elvana Gjata në podcast me kryeministrin: Stadiumi kryevepër! Rama: Edhe për koncerte! Këngëtarja: Të rinjtë të mos kenë frikë nga paragjykimet

24 Qershor 2023, 09:10| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 12:29

  • Share

Në podcastin e 12-të tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi bashkëbisedimin me një tjetër artiste, Elvana Gjatën.

Karriera e këngëtares, që kulmoi me koncertin në stadiumin “Air Albania”, i pari i këtij lloji në Shqipëri, ishte në qendër te Podcastit, edhe vetë artistja dha një mesazh të fortë për të rinjtë të cilët duhet të provojnë veten pa pasur frikë nga dështimi apo paragjykimet.

Elvana Gjata: Stadiumi është vërtetë kryevepër dhe ajo që unë kam krenari është që me kolegët e mi të huaj, jam shumë e gëzuar që ka ardhur dita të them që po bëj koncert në stadium në Shqipëri. Përveçse i kemi ndjekur nga ekrani koncertet e artistëve të mëdhenj, përveç se i kam ndjekur live në stadiume dhe i shikoja e më mbushej shpirti dhe mendoja që do ta bëj dhe unë këtë gjë. Erdhi kjo ditë që unë do të kem një koncert në stadium në Shqipëri e kjo është e jashtëzakonshme.

Kryeministri Rama: Unë jam i bindur që do hapësh një rrugë dhe për të tjerë dhe kjo është një gjë shumë e mirë edhe për vetë stadiumin.
Elvana Gjata: Është dhe shumë sfiduese.

Kryeministri Rama: Unë gjithmonë kisha këtë pyetje me veten që kur do vijë dita që stadiumi të përdoret për koncerte sepse faktikisht jemi të varfër në traditë në këtë drejtim dhe kjo është gjë e mirë që po ndodh me artistët shqiptar.

Koncerti i Gjatës në stadium, siç zbulohet përgjatë bisedës, do të pasohet nga ai i një tjetër artisti.

Kryeministri Rama: Më tha presidenti i Federatës kur ishim në ndeshjen me Moldavinë sikur Noizy do kishte një koncert më mbrapa më duket?

Elvana Gjata: Po, në 4 gusht.

Kryeministri Rama: Edhe ai ka për ta mbushur se edhe ai është një lloj bishe e një forme tjetër. Kështu që pa diskutim do ta mbushi.

Në podcastin e kreut të qeverisë, këngëtarja dha mesazhin edhe për ata që e ndjekin si model.

Kryeministri Rama Çfarë do i thoje ti një vajze të vogël që është si ti kur ishte 15 vjeç, por ndryshe nga ti kur ishe atëherë, është komplet e lidhur me atë pasqyrën e iluzioneve të instagramit, rrjeteve sociale dhe që mendon se ajo është gjithçka, pra Elvana që ajo sheh është gjithçka.

Elvana Gjata: Të mos kenë frikë nga asgjë e të guxojnë. Të mos kenë frikë të dështojnë. Të mos dëgjojnë asnjë njeri që paragjykon e që tenton të të hedhe poshtë, por të dëgjojnë vetëm atë që kanë brenda zemrës së tyre dhe të vazhdojnë përpara.

Ora 10:25
Elvana Gjata zbulon koncertin e radhës që do të mbahet në ‘Air Albania’! Ja kush do të jetë këngëtari që do të mbushë stadiumin

 

Pas Elvana Gjatës një tjetër këngëtar i njohur pritet të ketë koncert në stadiumin Air Albania. Kjo u zbulua gjatë podcastit të kryeministrit Edi Rama me këngëtaren e njohur.

Elvana Gjata ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë, ku zbuloi se shumë shpejt rerperi i njohur Noizy do të mbajë një koncert në Air Albania.

Pjesë nga biseda:

Kryeministri Rama: Më tha presidenti i Federatës kur ishim në ndeshjen me Moldavinë sikur Noizy do kishte një koncert më mbrapa më duket?

Elvana Gjata: Po, në 4 gusht.

Kryeministri Rama: Edhe ai ka për ta mbushur se edhe ai është një lloj bishe e një forme tjetër. Kështu që pa diskutim do ta mbushi.

Elvana Gjata: Kjo do të thotë që unë jam një bishë e një forme tjetër?

Kryeministri Rama: Po, të gjithë kemi kafshët tona të ngjashme.

Elvana Gjata: Është e vërtetë, kështu që gëzohem shumë edhe aty do këndoj te koncerti Noizyt. Edhe ai do vijë te koncerti im si i ftuar.

Pra këngëtarja ka konfirmuar super koncertin që pritet të mbajë Noizy së shpejti.

 

 

Ora 10:00
19 vite karrierë: Sakrifica, luftë, ulje-ngritje, por ja kam dalë! Ndihem e fituar

 

Elvana Gjata ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë, ku zbuloi se tashmë rendit 19 vite karrierë, e mbushur me ulje e ngritje, megjithatë ndihet krenare por dhe e fituar sepse ia ka dalë

“Kanë qenë 2 dekada në fakt të mbushura plot me emocione, sakrifica, luftë, ulje-ngritje, por ja që ja kam dalë dhe jam, në fakt, ndoshta se kam thënë asnjëherë këtë për veten, publikisht, por jam shumë krenare për veten, për gjithë punën që është bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe qëndroj sot përballë publikut. Ndihem fituar. Ka një gjë, menaxherit tim nuk i pëlqen të them që kam 19 vite karrierë se do që të dukem gjithmonë e re, por kjo është e vërteta që mu bënë shumë vite karrierë dhe punë.”

Çfarë do i thoje një vajze të vogël 15 vjeçe?

Elvana Gjata: Të mos kenë frikë nga asgjë e të guxojnë. Të mos kenë frikë të dështojnë. Të mos dëgjojnë asnjë njeri që paragjykon e që tenton të të hedhe poshtë, por të dëgjojnë vetëm atë që kanë brenda zemrës së tyre dhe të vazhdojnë përpara. Unë mendoj që është një gjë që nuk të hedh poshtë asnjëherë në jetë, ajo është puna. Të punojnë pa u ndalur sepse askush tjetër nuk do t’i mbajë lart siç i mban puna. Çdokush tjetër mund të të hedhë poshtë, vetëm puna nuk të hedh asnjëherë poshtë.

 

Ora 09:55
Podcasti me Ramën, Elvana Gjata: Më vret shumë mentaliteti! Ka gjëra që mërzitem e them do iki

 

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë. Gjatë rrëfimit të saj tha se shpesh ndihej e paragjykuar. 

Kryeministri Edi Rama: Si ndihesh këtu?

Elvana Gjata: Kur jam këtu, ka gjëra që mërzitem, them do iki.

Kryeministri Edi Rama: Çfarë të mërzit? Çfarë të pëlqen dhe çfarë të mërzit më shumë kur je këtu?

Elvana Gjata: Po që s’jam e lirë. Këtu nuk jam e lirë të bëj gjërat që dua

Kryeministri Edi Rama: Pse çfarë do të bësh ti që po të pengojmë ne?

Elvana Gjata: Po të hidhem përpjetë, por në mes të rrugës. Se bëj dot se do gjykohem. Do thonë luajti mendsh Elvana.

Kryeministri Edi Rama: Si të hidhesh përpjetë në mes të rrugës?

Elvana Gjata: Të hidhem, të kërcej. Hë mund ta bëj?

Kryeministri Edi Rama: Të hidhesh përpjetë mes të rrugës mund ta bësh pa asnjë problem dhe bile do thonë hajde ta provojmë dhe ne se kushedi. Realisht s’je e lirë në sensin që të shqetëson në momente të caktuara që të njohin dhe të vijnë të thonë ‘hajde bëjmë një fotografi, më jep një autograf, të të puth pak apo?

Elvana Gjata: Kjo dihet, është dhe kjo, por jam mësuar me këtë. Gjërat që më mërzisin kanë të bëjmë me mentalitetin mendoj, me vrasin shumë gjëra ende, që anë të bëjnë në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri. Këto gjëra më mërzisin.

Kryeministri Edi Rama: Mendoj që duhet ta rishikosh këtë bindje sepse unë kam një bindje që shqiptarët janë shumë, po shumë më të emancipuar sesa i tregojnë ose i mendojmë në sensin që tek tjetri e pranojnë tjetrin, mund të jetë një pjesë që janë konservatorë brenda për brenda shtëpisë me vajzën e tyre po themi ose me gruan e tyre, por tek tjetri, tek tjetra nuk mendojnë shqiptarët kanë një problem të pranimit të lirisë së tjetrit. Ajo që e bën të ngatërruar shpesh ose gjithmonë është ajo e shqiptarëve që kanë zë. Atyre që kanë mikrofon, atyre që kanë një penë në dorë, që shkruajnë ose atyre që shprehen në rrjete sociale që mund të krijojnë idenë sikur ashtu është e gjithë shoqëria, por nuk është e vërtetë. Çuditërisht, ata që janë si më gjoja “intelektualë”, shpeshherë janë dhe më problematikët, në raport me këtë. Janë dhe abuzuesit më të mëdhenj me tjetrin, janë paragjykuesit më të mëdhenj, janë akuzues dhe fabrikues që i ngjeshin tjetrit gjëra që as nuk i kanë shkuar nëpër mend. Por në nivelin e shoqërisë nuk mendoj se duhet ta kesh këtë shqetësim se shoqëria është shumë pranuese. Nuk e kanë shqiptarët këtë problem. Gjithmonë kam besuar që shqiptarët nuk e kanë këtë problem, janë shumë më pranues.

Elvana Gjata: Eksperienca ime si artiste në fakt më ka bërë që të kuptoj, jo totalisht këtë që thua, se paragjykimi ekziston gjithë kohën.

Kryeministri Edi Rama: Çfarë paragjykimi thonë për ty për shembull?

Elvana Gjata: Jo për mua si Elvanë, flas në përgjithësi. Artistet femra janë më kollaj të paragjykuara.

Kryeministri Edi Rama: Po nga nisesh? Nisesh nga ca hajvanë që shkruajnë në Facebook. Ata janë në hall. Janë në hall shumë të madh ata njerëz që shkruajnë në Facebook edhe merren me nxjerrjen  e mllefeve ndaj të tjerëve dhe ndaj vajzave apo ndaj artistëve. Janë në hall të madh. Gjyshja ime thoshte “inati është e zeza e atij që e ka, gjynah” thoshte. Kështu që nuk janë ata, nuk është ajo shoqëria. Fakti që ti mbush një stadium, uroj ta mbushesh, por do ta mbushesh besoj me 20 mijë vetë është boll tregues. Nuk kanë asnjë problem. Mendoj unë!

Po momenti më i bukur atëherë meqë momenti më i keq, çfarë nuk të pëlqen? Me këtë çfarë nuk të pëlqen nga Shqipëria nuk ma mbushe mendjen dhe më vjen mirë që s’ma mbushe dot mendjen se do të thotë që s’ka asnjë gjë thelbësisht problematikë për të mos pëlqyer. Por çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri?

Ora 09:22
Rama: Kam bërë gjëra që duket sikur ndodhin një herë në jetë, pastaj më kanë ndjekur pas! Dikur vishja vetëm unë atlete me kostum, tani ka shumë

 

Për herë të parë një kryeministër realizon një podcast ku tashmë nuk është më në karrigen e të intervistuarit siç ndodh gjithmonë me kryeminsitrat e vendit. Në podcastin e Edi Ramës “Flasim”  ai është në rolin e moderatorit.

Një nismë e re por që Rama beson se të tjerë do e ndjekin pas, ashtu siç e kanë ndjekur edhe me modelin e veshjes së atleteve me kostum.

Pjesë nga biseda e podcastit me këngëtaren Elvana Gjatën

Elvana Gjata: Po një herë në jetë ndodh që një kryeministër bën një podkast edhe kemi siç e thashë dhe në mesazh, ndajmë të dy sukses në karrierat tona dhe do kisha shumë kënaqësi që të flisja për disa gjëra që ndoshta nuk i kam prekur më parë.

Kryeministri Edi Rama: Unë kam bërë disa gjëra që duket sikur ndodhin një herë në jetë. Pastaj, të tjerët i kanë marrë dhe i kanë bërë shumë herë në jetë. Kështu thoshin edhe kur unë vesha atlete me kostum. Pastaj, të gjithë jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera tani i përdorin atletet me kostum. Për mos thënë të tjera, të tjera... 

Elvana Gjata: Me kollare me ngjyra nuk kam parë njeri akoma.

Kryeministri Edi Rama: Po se është pak më e sikletshme që t’u shkosh mirë ngjyrave. Po, gjithsesi, unë besoj që ti je akoma shumë e re dhe do kesh një jetë ku do ketë dhe të tjerë që do përpiqen të bëjnë këtë që unë bëj për herë të parë në jetë.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leli: 24/06/2023 14:50

    jo jo mos kene frike te rinjte nga paragjykimet. Ska gje, sic edhe ti spate me ate dashnorin tend qe merret me droge po ti prape vazhdon edhe pas skandalit. Ska pse te kene frike te rinjte nga paragjykimet

    Përgjigju
  • ALBA: 24/06/2023 14:22

    BRAVO ELVANA JE YLL- BRAVO LUIZ JE MBRET.

    Përgjigju
  • Arbëri: 24/06/2023 13:03

    Ja mësuesi i Safetit….i ndyer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?