Dy artistët shqiptarë, Elvana Gjata dhe Ledri Vula kanë qenë mbrëmjen e djeshme në një lidhje ‘live’ me ndjekësit e tyre në "Instagram" ku kanë performuar këngë të ndryshme dhe kanë sjellë momente humoristike për të gjithë fansat.
E veshur me një kostum plot ngjyra Elvana ka sjellë për fansat këngë të ndryshme duke u shoqëruar edhe nga Ledri.
Por Ledri nuk ka qenë i vetëm në performancë, pasi familja e tij ka nisur të kërcejë, duke mos rezistuar as mamaja e tij, Xheraldina.
Elvana e ka falenderuar menjëherë për entuziazmin e saj duke e quajtur gëzim Xheraldinën.
Mes tingujve të ndryshëm, Ledri dhe Elvana kanë ftuar të gjithë të kërcejnë dhe këndojnë bashkë me ta duke theksuar se është e rëndësishme të qëndrojnë në shtëpi.
Këngëtarja performoi dhe baladën "Tavolina e mërzisë" pas së cilës, Ledri tregoi se është e preferuara e tij.
Një nga momentet humoristike të tyre ishte kur Elvana smer një tufë sallatë duke e vendosur si kurorë, kurse Ledri nga ana tjetër merr vazon me lule.