Elton dhe Elvis Roshi

Politikë

Elvis Roshi përdhunon politikisht Belon me lejen e Berishës, merr drejtimin e fushatës së PD në Kavajë: Të rrëzojmë Edi Ramën nga pushteti

16 Prill, 10:33| Përditesimi: 16 Prill, 10:36

  • Share

Dikur simbol i PD-së për dekriminalizimin e shtetit, sot drejton fushatën e PD-së në Kavajë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Pasi shfaqi publikisht mbështetjen për kushëririn e tij, Elton Rroshi kandidat për deputet nën siglën e PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës Elvis Rroshi, jo vetëm dalë në fushatë për të, por ka marrë drejtimin e fushatës.

Formalisht, drejtues të fushatës për Tiranën, ku përfshihet edhe Kavaja, Berisha ka caktuar Belo Këlliçin, pasi Agron Shehaj e refuzoi këtë funksion. Por, praktikisht drejtues i fushatës në Kavajë është Elvis Roshin, me disa emra, të cilin Belo dhe PD e kanë akuzuar për vite me radhë për përdhunim në grup.

Dikur Belo e merrte si shembull se si një përdhunues në grup përfaqësonte socialistët në Kavajë, sot Elvis Roshi ka përdhunuar politikisht Belind Këlliçin, duke e kthyer në vartës në Kavajë, sigurisht me lejen e Sali Berishës.

Ditët e fundit, Elvis Rroshi ka nisur të dalë në takime elektorale, ku shihet pranë kushëririt të tij. Më 6 prill, ish- kryebashkiaku socialist postoi në rrjete sociale posterin e fushatës së djalit të xhaxhait, që kandidon si pjesë listë së hapur në Tiranë të partisë kundërshtare të asaj që mbështeti Elvisin për të marrë drejtimin e bashkisë së Kavajës.

Berisha ka justifikuar përzgjedhjen e Elton Rroshit si kandidat për deputet, duke thënë se kushëriri nuk është mëkatar për ato që ka bërë ish-zyrtari vendor, i cili u përjashtua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit. Vetëm se tani, Elvis Roshi jo po kërkon vota për PD-në, por ka marrë drejtimin e fushatës./Prapaskena

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?