Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi të hënën se ka filluar shqyrtimin e kërkesës për të filluar përdorimin e vaksinës anti-COVID të krijuar nga Pfizer&BioNTech tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Masa vjen pas raporteve të dërguara nga FDA-ja dhe garancisë se përdorimi I saj do të autorizohet për përdorim deri në javën e ardhshme.
"Komiteti i Barnave (CHMP) do të kryejë një vlerësim të përshpejtuar të të dhënave të paraqitura nga kompania, duke përfshirë rezultatet nga një studim i madh klinik që përfshin adoleshentë nga 12 vjeç, në mënyrë që të vendosë nëse do të rekomandojnë përdorimin e saj në këtë grup moshë ", tha EMA në një deklaratë.
Rezultati i vlerësimit të tyre pritet të shpallet në qershor. Në aplikimin e tyre në EMA të dorëzuar në 30 Prill, Pfizer dhe BioNtech deklaruan se të dhënat e siguruara nga një provë klinike e Fazës 3 që përfshinte 2,260 pjesëmarrës në SHBA të moshës 12 deri në 15 vjeç "treguan një efikasitet të vaksinës 100% në pjesëmarrësit me ose pa SARS-CoV2 ".
Ata shtuan se vaksina kishte shkaktuar efekte anësore të ngjashme me ato të vërejtura tek të rriturit si dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, ethe, dhimbje koke dhe të dridhura.
Ndërkohë, Administrata e Barnave dhe Ushqimit e SHBA-së (FDA), mund të japë vendimin për aprovimin nga java e kaluar deklaroi një zyrtar federal në kushte anonimiteti i cili foli me agjencinë e lajmeve AP. Qëllimi është vaksinimi i të rinjve para fillimit të vitit të ardhshëm shkollor.
I njëjti burim deklaroi se pritet që FDA të miratojë përdorimin e Pfizer nga fëmijët edhe më të vegjël këtë vjeshtë. Vaksina Pfizer / BioNTech - e njohur gjithashtu si Comirnaty është tashmë e autorizuar për përdorim për personat 16 vjeç e lart në SHBA dhe Bashkimin Evropian.
Pfizer nuk është e vetmja kompani që kërkon të ulë kufirin e moshës për vaksinën e saj. Pasi edhe Moderna po mban një studim për fëmijët e moshës 12-17 vjeç. Gjetjet kanë qenë tejet premtuese pasi FDA ka lejuar që të dy kompanitë të fillonin studime në SHBA për fëmijë 11 vjeç e më të rinj, deri në moshën 6 muajshe.
Shumica e vaksinave COVID-19 të aprovuara nga autoritetet në të gjithë botën janë për të rriturit, të cilët janë në rrezik më të lartë, por zyrtarët shëndetësorë besojnë se vaksinimi i fëmijëve të të gjitha moshave do të jetë kritik për vënien nën kontroll të pandemisë.