Agjencia Europiane e Barnave ka miratuar marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID për njerëzit që kanë një sistem imunitar të dobët. Miratimi për dozën e tretë EMA e ka bërë vetëm për vaksinën e Pfizer dhe Moderna.
Megjithatë EMA ua ka lënë shteteve anëtare të vendosin vetë nëse popullata duhet të marrë një dozë përforcuese apo jo. Udhëzimi i shumëpritur vjen pasi disa shtete anëtare të BE-së filluan fushatat e tyre nxitëse për një dozë të tretë.
BE-ja i bashkohet kështu SHBA-së, Britanisë dhe Izraelit ku tashmë është miratuar përdorimi i dozës së tretë përforcuese të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit. Vetë Izrael ka vendosur që këtë dozë të tretë do ia bëjë të gjithë popullsisë dhe jo vetëm personave me sëmundje kronike e imunitet të dobët.
Kjo dozë e tretë e vaksinës vjen si nevojë, ku vendet janë nën presion për të ringjallur ekonomitë e tyre të goditura rëndë nga pandemia e COVID-19 dhe në një kohë ku varianti 'Delta' ka shkaktuar një numër të lartë infektimesh në të gjithë botën si dhe për të shmangur masat e tjera bllokuese në një kohë ku dimri është para.
Edhe në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë tha se me rritjen e disponibilitetit të vaksinave, vendi ynë mund të bëhet gati edhe për aplikimin e dozës së tretë nëse do të jetë e nevojshme