Agjencia Evropiane e Barnave theksoi se përfitimet nga vaksina e AstraZenecës janë më të mëdha se rreziqet që ajo paraqet. Në deklaratën e ditës së sotme EMA tha se ka gjetur një "lidhje të mundshme" midis vaksinës së AstraZeneca dhe "rasteve shumë të rralla" të mpiksjes së gjakut.
“ Rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut, mund të renditen si efekte tejet të rralla anësore të vaksinës. Nuk është parë një lidhje e mundshme mes moshës, gjendjes shëndetësore apo racës” tha Emer Cooke, drejtorja ekzekutive e Ema.
Deklarata vjen pas rishikimit të 62 rasteve të mpiksjes së gjakut në trur dhe 24 rasteve mpiksjen e gjakut në venat e barku të shfaqura në vendet evropiane. Rastet e raportuara të mpiksjes së pazakontë të gjakut u vunë re kryesisht tek gratë nën moshën 60 vjeçare, megjithatë ekspertët deklaruan se mosha dhe gjinia nuk ishin faktorë të qartë të rrezikut.