Kryeministri hungarez Viktor Orban

EMA nuk e aprovon, kryeministri hungarez bën vaksinën kineze Sinopharm live

28 Shkurt 2021, 13:51| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 13:57

  • Share

Kryeministri hungarez Viktor Orban ditën e sotme mori vaksinën kineze, Sinopharm kundër COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“U vaksinova”, ka shkruajtur Orban, duke e shoqëruar me foto dhe një video.

Hungaria ditën e mërkurë është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që po përdor vaksinën kineze Sinopharm edhe përse ajo nuk është miratuar nga EMA.

Miratimi i ekspertëve hungarezë për përdorimin e vaksinës kineze u bë që në datë 29 janar dhe deri tani ata kanë marrë 5 milion doza nga Sinofarm, të mjaftueshme për të imunizuar 2.5 milion persona.

Agjencia Evropiane e Barnave ende nuk ka miratuar për përdorim Sinopharm, por megjithatë BE-ja nuk ka penguar shtetet të përdorin një vaksinë për sa kohë marrin përgjegjësinë për ta bërë.

Vaksina e Sinopfarm, e cila sipas krijuesve të saj është 80% efikase, përdoret edhe në Serbi, ku janë vaksinuar rreth 500 mijë persona.

Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 428,599, ndërkohë që ai i viktimave është 14,974 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?