Foto ilustruese

EMA shqyrton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijët

8 Shkurt 2022, 21:28| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 21:32

  • Share

Rregullatori i Bashkimit Evropian për Barna ka bërë me dije se po shqyrton nëse do të autorizojë për përdorim dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës 12-15 vjeç. Ky njoftim i Pfizer vjen në një kohë kur disa shtete kanë nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me doza përforcuese të kësaj grup-moshe.

Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) njoftoi gjithashtu se po shqyrtohet edhe doza përforcuese për u 16 dhe 17 vjeçarët.

Komiteti për vaksina në Gjermani muajin e kaluar ka rekomanduar që të gjithë fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç mund të marrin dozën përforcuese, teksa infektimet me koronavirus tek të rinjve janë rritur. Edhe shtete të tjera kanë vepruar njësojë.

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) tha se doza përforcuese tek të rinjtë nën moshën 18-vjeç ka dhënë efektivitet krahasuar me efektet tek e njëjta grupmoshë që kanë marrë dy doza vaksine. ECDC tha se dhjetë shtete të BE-së veçse kanë rekomanduar dhënien e dozave përforcuese për personat nën 18 vjeç.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?