Bota

EMA: Të rralla rastet e mpiksjes së gjakut nga vaksina anti-COVID e Johnson & Johnson! Ekspertët rekomandojnë etiketat paralajmëruese për trombozën!

20 Prill 2021, 17:10| Përditesimi: 20 Prill 2021, 17:14

  • Share

Ekspertët e Agjencisë Evropiane të Barnave, EMA deklaruan ditën e sotme se ekziston një "lidhje e mundshme" midis vaksinës me një dozë të vetme të Johnson & Johnson dhe rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut, duke theksuar se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet.

Për këtë arsye ekspertët rekomanduan që në etiketën e vaksinës anti-COVID Johnson & Johnson të shënohet qartë se ka efekte të rralla anësore që shkaktojnë trombozë apo mpiksje gjaku.

Rastet ishin të ngjashme me rastet e rralla të mpiksjes së gjakut të lidhura me vaksinën e AstraZeneca, pasi të dyja vaksinat janë krijuar duke përdorur një adenovirus.

"Kombinimi i raportuar i mpiksjes së gjakut dhe zvogëlimit të nmrit të trombociteve të gjakut është shumë i rrallë dhe përfitimet e përgjithshme të vaksinës anti- COVID-19  të Janssen (Johnson & Johnson) në parandalimin e COVID-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore", tha  EMA në deklaratën e saj.

Javën e kaluar Johnson & Johnson ndaloi shpërndarjen në Europë pasi zyrtarët amerikanë këshilluan pezullimin e përkohshëm të vaksinës, kur u përballën me gjashtë raste shumë të rralla të mpiksjes së gjakut në rreth 7 milionë njerëz të vaksinuar. Zyrtarët evropianë thanë se morën në konsideratë të gjitha provat nga SHBA, ku përfshihej dhe një vdekje.

Johnson & Johnson këshilloi autoritetet Evropiane të magazinojnë dozat e tyre derisa të arrihej një vendim nga EMA, gjë që ka bërë që deri tani vaksina me një dozë e J&J të mos përdoret gjerësisht.

Vonesa pengoi edhe më shumë përpjekjet e BE për vaksinim, të cilat janë përkufizuar nga mangësitë në furnizim, probleme logjistike dhe shqetësime për trombozën që ka bërë që pak njerëz të marrin vaksinën AstraZeneca. Vende si Italia, Rumania, Holanda, Danimarka, Afrika e Jugut dhe Kroacia gjithashtu kanë pezulluar përdorimin e vaksinës J&J. BE ka porositur 200 milionë doza të Johnson & Johnson për vitin 2021.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?