Emanuela Rusta

Emanuela Rusta dhe tre gjyqtare shqiptare drejtojnë Sporting - Real Madrid në Champions League

13 Shtator, 10:35| Përditesimi: 13 Shtator, 10:37

  • Share

Gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta dhe tre ndihmëset e saj nga Shqipëria do gjykojnë duelin e femrave mes Sporting Lisbonë dhe Real Madrid në Champions League.

Emanuela Rusta do të ndihmohet nga treshja që përbëhet nga Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj. Kjo nuk është hera e parë që UEFA i ka besuar gjyqtareve shqiptare një ndeshje të rëndësisë së tillë pasi kohë më parë pikërisht Rusta kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e femrave mes Benficës dhe Barcelonës.

Rusta kohë më parë kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e grupmoshave U19 të vajzave mes Holandës dhe Francës. Kujtojmë se ndeshja mes Sportingut dhe Real Madridit do të luhet më datë 19 shtator (e enjte) me fillim nga ora 17:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?