Ëmbëlsira e Pashkës
Përbërësit:
- 1 pandispanjë (Colomba e Pashkës)
- 500 gr maskarpone
- 400 gr luleshtrydhe
- 250 ml pana e freskët
- 100 gr sheqer pluhur
- 5 ml aromatizues limoni
Përgatitja:
Rrahim maskarponen me panën e freskët. Shtojmë më pas sheqerin pluhur dhe aromatizuesin e limonit dhe e trazojmë mirë.
Pandispanjën e presim në një ose dy feta horizontale. Lyejmë fetën e parë të pandispanjës me kremin e përgatitur. Mbi krem vendosim luleshtrydhet të prera në feta. Vendosim shtresën tjetër të pandispanjës, përsëri krem dhe luleshtrydhe. E pudrosim me pak sheqer pluhur dhe e kemi gati për ta konsumuar këtë ëmbëlsirë me një shije shumë të lehtë.