Receta

Embëlsirë e ftohtë me biskota dhe çokollatë nga zonja Albana

24 Shtator, 12:15| Përditesimi: 24 Shtator, 12:16

  • Share

Embëlsirë e ftohtë me biskota dhe çokollatë

Përbërësit:

  • 1 pako biskota
  • 4,5 gota qumësht (rreth 900 ml)
  • 1 gotë sheqer (rreth 200 gr)
  • 1 gotë miell (rreth 100 gr)
  • 2 vezë të plota
  • 3 lugë gjelle kakao
  • 1 paketë vanilje
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 100 gr çokollatë
  • Për dekor: arra, fëstëk ose lajthi

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim kremin e bazës. Në një tenxhere hedhim qumështin, sheqerin, miellin, vezët dhe kakaon. E përziejimë mirë me tel dore që të mos mbeten kokrriza. E vendosim në zjarr mesatar dhe e ziejmë duke e përzier vazhdimisht derisa masa të trashet në një puding të dendur. E heqim nga zjarri, shtojmë vaniljen, gjalpin dhe çokollatën. I përziejmë derisa çokollata dhe gjalpi të shkrihen plotësisht dhe kremi të bëhet i njëtrajtshëm. Më pas shtojmë 1 gotë akull (ose ujë shumë të ftohtë) në krem dhe e rrahim me mikser për 3-4 minuta derisa masa të bëhet më e lehtë dhe kremoze. Montojmë ëmbëlsirën në gota individuale ose një tavë, shtrojmë biskotat e thërrmuara në shtresë të hollë. Hedhim mbi to kremin e përgatitur duke e mbuluar mirë. E mbulojmë me kapak ose qese kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 2-3 orë derisa të ftohet dhe të mpikset. Para se ta shërbejmë e spërkatim sipër me arra, fëstëk, lajthi ose çokollatë të grirë sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?