Embëlsirë e shpejtë me hurma frigoriferi nga zonja Albana

9 Mars 2023, 12:46| Përditesimi: 9 Mars 2023, 12:48

  • Share

Embëlsirë me hurma frigoriferi

Përbërësit:

  • 3 hurma frigoriferi
  • 80 ml ujë i gazuar
  • Arra të grira
  • Mjaltë për spërkatje

Përgatitja:

Hurmat e frigoriferit i vendosim në një frulator pasi i kemi hequr lëkurën. Shtojmë ujin e gazuar dhe realizojmë një masë homogjene. E ndajmë në tasa të vegjël të cilat i vendosim në frigorifer për 1 orë. Para se t'i servirim i kthejmë tasat përmbys në pjatanca dhe bëjmë një spërkatje me mjaltë dhe arra të grira.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?