Receta

Ëmbëlsirë e shpejtë me kajsi nga zonja Albana

11 Korrik, 11:19| Përditesimi: 11 Korrik, 11:25

  • Share

Ëmbëlsirë me kajsi

Përbërësit:

  • 4-5 kajsi
  • 2 lugë sheqer
  • Arra sipas dëshirës
  •  
  • Për kremin:
  • 600 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 3 lugë niseshte
  • Biskota të thërrmuara

Përgatitja:

Në një tenxhere, përziejmë qumështin me sheqerin dhe niseshtenë. E vendosim në zjarr të mesëm duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet në formën e një kremi të butë. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak. Ndërkohë presim kajsitë në feta dhe i vendosim në një tigan me 2 lugë sheqer. I lëmë të zbuten dhe të karamelizohen lehtë. Montojmë ëmbëlsirën duke vendosur në fund të kupave ose tasave një shtresë të hollë biskotash të thërrmuara. Shtojmë kremin e ngrohtë sipër dhe e dekorojmë me kajsitë e karamelizuara dhe pak arra sipër.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?