Ëmbëlsirë e shpejtë në gotë nga zonja Albana

13 Janar 2023, 12:01| Përditesimi: 13 Janar 2023, 12:02

  • Share

Ëmbëlsirë e shpejtë në gotë pa laktozë

Përbërësit:

  • 600 gr biskota pa gjalpë
  • 8 lgj pana pa laktozë
  • 4 lgj tërshërë
  • 4 lgj marmalatë ose reçel
  • Krem djathi

Përgatitja:

Në një grirëse apo blender vendosim biskotat dhe panën dhe krijojmë një masë homogjene të plotë me biskotat. Ndërkohë në një tas trazojmë mirë tërsherën me kremin e djathit duke e punuar që masa të bëhet kremoze. Në fund shtojmë reçelin sipas shijes. Këtë ëmbëlsirë e servirim në gota ose në tasa të vegjël qelqi duke hedhur filimisht një shtresë me biskotat e punuara me panën dhe më pas një shtresë me kremin e djathit me tërshërë. Në fund shtojmë për dekor dhe shije pak reçel sipas preferencës.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?