Keku

Ëmbëlsirë me arra dhe portokall, si të përgatisni një super kek të shijshëm

4 Shkurt 2023, 22:48| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 22:49

  • Share

Keku është një nga recetat mbase më të përdorura në shtëpitë tona. Kjo pasi është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe nuk kërkon shumë mund.

Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisin edhe ata që mendojnë që nuk janë shumë të aftë për të përgatitur ëmbëlsira.

Përbërësit:

200 gr sheqer

100 gr gjalpë

3 lugë vaj

3 vezë

250 gr miell

1 pako fryrës për ëmbëlsira

150g arra të plota

Lëkura e një portokalli e grirë

Përgatitja

Para se të nisni me recetën nxirrni nga frigoriferi përbërësit, vezët dhe gjalpin, që të jenë në temperaturë ambienti.

Mundohuni që t’i lini rreth 20 minuta, ju sigurojmë që ëmbëlsira juaj do të dalë fantastike.

Nisni duke shkrirë gjalpin në një tigan dhe lëreni që të ftohet.

Ndërkohë në një tas rrihni vezët me sheqerin derisa të formoni një krem të plotë.

Tani shtoni gjalpin e tretur të cilin e keni kulluar për të mos patur ajkën që zakonisht lëshohet kur e shkrini në tigan. Rriheni përsëri ose me telin e kuzhinës ose me rrahësin elektrik sa të shihni që përbërësit janë lidhur dhe shtoni vajin. Përzieni miellin me fryrësin e ëmbëlsirave, të cilin mund ta blini në të gjithë marketet. Dhe filloni ta hidhni pak nga pak tek tasi me përbërësit e tjerë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?