Ëmbëlsirë me bukë dhe fruta
Përbërësit:
- Bukë e prerë në kubikë
- 4 kokrra vezë
- 1 kupë qumësht
- Kanellë pluhur
- Sheqer ose ëmbëltues sipas dëshirës
- Fruta të freskëta ose të thata
Përgatitja:
Presim bukën në kubikë të vegjël dhe e vendosim në një tavë të vogël furre. Në një tas rrahim vezët me qumështin, pak kanellë dhe sheqer (nëse dëshirojmë). Hedhim masën mbi bukën në tavë dhe e përziejmë lehtë që buka të thithë qumështin. Sipas dëshirës shtojmë copa frutash brenda ose sipër. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta.
Komento
Komente
