Embëlsirë me oriz në furrë
Përbërësit:
- 1 litër qumësht
- 200 gr sheqer
- 200 gr oriz
- 4 vezë
- 150 gr çokollatë
- 1 lç sodë ose pluhur pjekës
- Lëkura e 1 portokalli
Përgatitja:
Rrahim të bardhat e vezëve në.marengë. Ziejmë orizin në qumësht, shtojmë të verdhat e vezëve me sheqerin dhe pluhurin pjekës. Bashkojmë dy masat. Në një tavë shtrojmë letër kuzhine, hedhim gjysmën e masës në mes shtrojmë çokollatën e grirë dhe sipër sërish masën tjetër. E vendosim në furrë temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
Komento
Komente
