Receta

Embëlsirë me oriz në furrë nga zonja Albana

18 Prill, 11:53| Përditesimi: 18 Prill, 11:54

  • Share

Embëlsirë me oriz në furrë

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 200 gr sheqer
  • 200 gr oriz
  • 4 vezë
  • 150 gr çokollatë
  • 1 lç sodë ose pluhur pjekës
  • Lëkura e 1 portokalli

Përgatitja:

Rrahim të bardhat e vezëve në.marengë. Ziejmë orizin në qumësht, shtojmë të verdhat e vezëve me sheqerin dhe pluhurin pjekës. Bashkojmë dy masat. Në një tavë shtrojmë letër kuzhine, hedhim gjysmën e masës në mes shtrojmë çokollatën e grirë dhe sipër sërish masën tjetër. E vendosim në furrë temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?