Receta

Ëmbëlsirë me shije oreo nga Zonja Vjollca

8 Korrik 2021, 10:10| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 10:11

  • Share

Ëmbëlsirë me shije oreo

Përbërësit:

16 biskota oreo

3 lugë gjelle gjalp të shkrirë

500 ml qumësht dhe 150 ml qumësht të nxehtë

80 gr sheqer

2.5 lugë gjelle niseshte

200 gr çokollatë për gatim

2 lugë gjelle çokollatë lot

Përgatitja:

Kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet në një tavë xhami të vogël por sipas shtresave mund të përgaitet dhe në gotë.

Fillimisht vendosim biskotat në një qese dhe I thërrmojmë ato në grimca të vogla vendosim ato në një tas me trajtën e njëmielli pothuajse dhe e përziejmë me gjalpin e tretur, përziejmë mirë përbërësit gjalp dhe biskotat e thërrmuara dhe I shtojmë si bazë në tepsinë apo në fundin e një gote si të dëshironi ju.

Në një tenxhere vendosim 500 ml qumësht dhe 2 1/2 lugë gjelle niseshte, sheqerin e përziejmë dhe e vendosim në zjarr të marrë valë. Sa të valojë e shtojmë si shtresë të dytë mbi shtresën e biskotave me gjalp. Në një tas vendosim çokollatën e coptuar dhe 3/4 e gotës me qumësht të ngrohtë e përziejmë cokollatën deri sa cokollata të shkrijë qumështin e nxehtë. E shtojmë mbi shtresën e kremit në tepsi dhe e spërkatim em cokollatat lot e vëmë në frigorifer për 2 orë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?